Maqedoni “Plenumi i gjimnazistëve”: Vazhdojmë më fuqishëm dhe më këmbëngulës se kurrë

“Plenumi i gjimnazistëve”: Vazhdojmë më fuqishëm dhe më këmbëngulës se kurrë

Pas protestës së dytë që organizoi Plenumi i gjimanazistëve u mor lajmi se Platforma joformale e nxënësve të shkollave të mesme në takim me përfaqësues të MASh-it është arritur marrëveshje që  matematika të mos jetë pjesë e maturës shtetërore.

Nga MASh-i, kumtojnë se pas një debate të gjatë kanë arritur marrëveshje që matematika të mos jetë e detyrueshme në provimin shtetërorë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, por vetëm për nxënësit që janë të regjistruar në gjimnaz të cilët kanë zgjedhur drejtim matematiko – natyrorë, ndërsa në drejtimet e lëndëve shoqërore  matematika do të jetë lëndë me mundësi zgjedhje përveç gjuhëve të huaja.

Takimi i sotëm të përfaqësuesve zyrtar të Plenumit i gjimnazistëve aspak nuk u ka pëlqyer.

Ata reagojnë se Unioni i nxënësve ët shkollave të mesme që ka status jo aktiv që nga 2013 ka mundur që vetëm për dy ditë të mbajë mbledhje më përfaqësuesit e MASh-it.

Ata theksojnë se Plenumi i tyre është krejtësisht më ndryshe nga ky union  dhe se kanë kërkuar dy kërkesa nga të cilët njëra është kthimi i konceptit të vjetër për provimin shtetërorë për të gjitha drejtimet.