Korrespondentë Spasovski: Nuk do të ketë ndryshime të mëdha kadrovike në MPB

Spasovski: Nuk do të ketë ndryshime të mëdha kadrovike në MPB

Punonjësit në MPB të jenë të qetë sepse në polici nuk do të bëj ndryshime kadrovike. Këtë sot e premtoi numri një i këtij dikasteri nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në komunën e Gostivarit, ku realizoi takim me qytetarët.

“Qëllimi jonë nuk është që të sundojmë bashkë me Gruevskin dhe BDI-në, por të jemi mekanizëm kontrollues i sistemit dhe në këtë drejtim dua të gjithë të jenë të qetë. Nuk do të hyj në MPB që të shkarkoj dhe të krijoj politike, por të krijoj ekip minimum që të mund të punoj” tha Spasovski.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së thotë se me kompetencat e tyre, ministrat e propozuar nga opozita do të fillojnë të kthejnë lirinë e qytetarëve.

“Qëllimi im është që të qetësoj gjendjen e shtetit, të mos jenë të frikësuar, që mos të jenë nën presion, të afrohemi me ta. Sepse vetëm me qetësimin e gjendjes mund të kemi qytetar të lirë dhe shtet të lirë, që do të merr vendime serioze për këtë vend” deklaroi Spasovski.

Sonte LSDM do të mbaj tribunë në Gostivar, ku do të prezantoj një pjesë të platformës “Vizioni për Maqedoninë”.