Maqedoni Tubim i VMRO- DPMNE-s në Shtip: autobusët mbrritën, fluturaket ateruan

Tubim i VMRO- DPMNE-s në Shtip: autobusët mbrritën, fluturaket ateruan

VMRO DPMNE sot në sallën e sportit në Shtip prej orës 13 do të mbaj tubim të madh popullor, si pjesë e karvanit të mbledhjes që partia në pushtet i organizon nëpër Maqedoni.

Sipas praktikës së ushtruar, anëtarët dhe simpatizuesit ftohen me mesazhe ndërsa në takimet e partisë çdo pjesëmarrës ka marrë obligim që të sjell sa më shumë njerëz.

Në tubim nga simpatizuesit e përbetuar partiak do të lsëhohen edhe dy drone.

Në këtë drejtim është e profili i Facebook-ut i kryetarit të degës së Shtipit të LSDM-së, Vladimir Miloshev.

“Diktaturë në vepër. Me rastin e tubimit të nesërm “gjithë-popullorë” të VMRO-së në Shtip infermieret kryesore dhe “koordinatoret” në Spitalin klinik në vrap bëjnë lista. Jo vetëm të punësuarit, por edhe familjet e tyre patjetër duhet të jenë prezent në tubim. Aman be njerëz…a keni pas ndërgjegje, turp dhe dinjitet? Ju kuptoj se do t’i përmirësoni pozicionet e juaja, por lëreni pak njerëzit të qetë. A nuk e shihni se bukuria me zor në bëhet”, shkruan Miloshev në “Facebook”.

Ndërkaq, në tubimin e VMRO DPMNE-së fjalim do të ketë lideri i partisë Nikolla Gruevski dhe disa anëtarë tjerë të shquar të partisë.

Salla e sportit “Jordan Mijalkov” ku do të mbahet tubimi ka kapacitet prej 400 ulëseve, por sipas njohësve, objekti mund të pranoj deri 5000 njerëz.