Maqedoni Maratona e Shkupit u mbajt vetëm simbolikisht

Maratona e Shkupit u mbajt vetëm simbolikisht

Një pjesë e maratonistëve të paraqitur në maratonën e Shkupit sot dolën në fillimin e garës edhe pse e njëjta ishte anuluar më herët. Ato do të vrapojnë simbolikisht ndërsa u grumbulluan në bregun e Vardarit dhe e organizuan maratonën.

Maratona e Shkupit është anuluar për shkak të ngjarjeve të djeshme në Kumanovë. Organizatorët e maratonës thonë se informacionin për anulimin e garës e kanë marrë nga mediumet, pa u njoftuar nga bashkë- organizatori, Qyteti i Shkupit, Agjencisë për rini dhe sport dhe MPB-ja.

MPB njoftoi se maratona anulohet për shkak të vrasjeve të policëve në aksionin në Kumanovë, por për më shumë detaje udhëzuan për në Qytetin e Shkupit.