Maqedoni Shilegov: Emërimi i anëtarëve nuk do të thotë se KSHZ është e...

Shilegov: Emërimi i anëtarëve nuk do të thotë se KSHZ është e gatshme për zgjedhje korrekte

Emërimi i anëtarëve të KSHZ-së nuk do të thotë se ky institucion është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në prill të vitit të ardhshëm, tha sot në konferencë shtypi deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov. Sipas tij, KSHZ ka shumë obligime që dalin nga i njëjti ligj ndërsa për momentin nuk posedon as me teknikën e nevojshme për marrjen e listës së zgjedhësve.

“KSHZ ka sërë obligimesh të parealizuara që të mund të themi se për momentin mund të organizohen zgjedhje korrekte. Kjo për shkak se kishte vonesa dhe u shkelën afatet për zbatim në pjesën e Komisionit shtetëror zgjedhor” tha Shilegov.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mund të jetë kjo bazë për anulimin e zgjedhjeve, Shilegov tha se nuk mund të nxirren konkluzione dhe shtoi se “LSDM nuk do të lejoj vjedhje në zgjedhje”, pa saktësuar çfarë do të thotë kjo.