Maqedoni SHBA i bën thirrje VMRO DPMNE-së publikisht të mbështes Katica Janevën dhe...

SHBA i bën thirrje VMRO DPMNE-së publikisht të mbështes Katica Janevën dhe KSHZ-në

Kejt Bërns, përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e përhershëm të OSBE-së në Vjenë, i bëri thirrje VMRO DPMNE-së publikisht të mbështes punën e prokurores publike në të gjitha fazat e funksionimit të saj, shkruan Nova TV.

“Emërimi i shpejtë i Katica Janevës si prokurore publike për hetim të komunikimeve të përgjuara; propozimi i saj në kohë të ekipit të prokurorëve pranë Këshillit për Prokurorë Publikë dhe dorëzimi i planit të saj të punës, personelit dhe fondeve në Parlament, Qeveri dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë janë të gjitha zhvillime pozitive. Është me rëndësi kritike që Këshilli i Prokurorëve publikë të përmbush rolin që i është përcaktuar në Ligjin për hetim të komunikimeve të përgjuara dhe të emërojë ekipin e Janevës, me qëllim që zyra e saj të mund të fillojë përmbushjen e mandatit dhe të bëjë detyrat e veta në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë formë të presionit politik. Delegacioni i Unionit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë sipas nevojës, duke siguruar trajnim dhe mbështetje teknike për Zyrën e Prokurorit Publik për Hetim të Komunikimeve të Përgjuara”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Ambasadës së SHBA-së dhe Delegacionit të BE-së për Krizën Politike.

Sipas kësaj deklarate, SHBA përshëndet tentimet për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos, duke e konsideruar si rrugën më të mirë për Maqedoninë që të dalë nga kriza, njëkohësisht duke përshëndetur edhe dorëheqjen e Nikolla Gruevskit.Përfaqësuesja amerikane, Byrnes, ka shprehur shqetsimin e saj në lidhje me deklarimet kërcënuese të mëhershme të liderit të VMRO – DPMNE-së, ku përmendet edhe mbiemri i Katica Janevës. Në këtë drejtim, sipas Byrnes, SHBA-ja pret që prokurorja speciale të ketë mbështetjen e plotë nga të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.

Gjithashtu, shqetësues për Byrnes është edhe mungesa e përparimit drejt udhëzimeve të kancelarisë së OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut të shprehura në vitin 2014.Në fund të deklaratës së saj, Byrnes thekson se SHBA-ja dhe BE-ja do të bëjnë analizë të përparimit të zbatimit të Marrëveshjes në aspektin e pastrimit të listave zgjedhore dhe reformave në mediume para shpërndarjes së paralamentit më 24 shkurt të këtij viti.