Bota “Charlie Hebdo” të mërkurën me miliona tirazhe

“Charlie Hebdo” të mërkurën me miliona tirazhe

Edicioni i radhës i gazetës satirike “Sharli ebdo”, në të cilin mbrëmë u vranë 12 persona, të mërkurën që vjen do të shtypet me tirazh milionëshe, në vend siç ka qenë deri më tani,  informoi Patrik Pelu, mjeku i njohur dhe anëtar i redaksisë.

Do të vazhdojmë. Vendosëmqë javës që vjen të botojmë numrin e radhës. Të gjithë ramë dakord për këtë. Nuk kemi të drjetë të heqim dorë- bëri të ditur Pelu, i cili nuk ak qenë pjesëmarrës në mbledhjen e redaksisë gjatë sulmit.

Avokati i gazetës, Riçar Malka, bëri të  ditur se në numrin e radhës do të ketë 8 faqe në vend 16, dhe se do të punohet me ndihmë të gazetave 2Mond” dhe “liberasion” si dhe  me ndihmën e “Kanal plus”.