Galeria Selia e re e PSP-së është thuajse gati – zhvendosja në shtator

Selia e re e PSP-së është thuajse gati – zhvendosja në shtator

PSP në fillim të shtatorit punën e saj do ta vazhdoj në hapësirat e reja në rrugën “Franklin Ruzvelt” ku po përfundojnë përgatitjet e fundit për objektin, konfirmojnë për “Meta” nga kjo prokurori.

“Po përfundojnë përgatitjet e objektit të ri dhe në rrjedhë e sipër është procesi i zhvendosjes në hapësirat e reja. Presim që në fillim të shtatorit të vazhdojmë atje me punë” thuhet në përgjigjen e PSP, në pyetjen tonë se – Deri ku kanë arritur punimet dhe a do të vazhdoj kjo prokurori të punoj në hapësirat e reja, siç u njoftua më herët.

Sot në mëngjes në hapësirat e reja të PSP-së e takuam vetëm gardianin i cili siguron objektin. Ai, pasi i shpjeguam pse jemi këtu, shkurt na tha se këtu do të jenë hapësirat e PSP, por se nuk din kur do të filloj të funksionoj.