Bota Ballkan Selaniku nën rrethim nga bujqit grek

Selaniku nën rrethim nga bujqit grek

Bujqit grek sot do të “okupojnë” Selanikun. Protestat nga bllokimi i rrugëve do të zhvendosen në qendër të Selanikut, ku sonte do të hapet panair i madh i bujqësisë “Agrotika”. Bujqit në këtë mënyrë do të demonstrojnë revoltin dhe pakënaqësinë e tyre ndaj vendimeve të Qeverisë.

Në kufirin greko- maqedonas në kalimin Bogorodica ngelin edhe më tej më shumë se 180 traktorë që bëjnë bllokada të përkohshme dhe ndërprerjen e punës së kufirit. Bllokadë ka edhe në kalimin Dojran- Dojrani, ku janë vendosur gjithsej 450 traktorë, në krahinën e Kukushit. Bllokada ka në shumë vende dhe rreth hyrjes në Selanik, përfshirë edhe rrugës drejt aeroportit dhe Halkidikit.

Janë bllokuar edhe shumë pika tjera në vend ndërsa bujqit e Athinës kërcënohen se ka mundësi të bllokojnë aeroportin e Athinës, që do të shkaktonte problem për udhëtarë vendor dhe të huaj.