Maqedoni Sela: Sulmi ndaj meje ishte atentat politik

Sela: Sulmi ndaj meje ishte atentat politik

Më 27 prill është kryer atentat ndaj kërkesave dhe nevojave politike të shqiptarëve në Maqedoni, ka deklaruar sot kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela gjatë paraqitjes së tij të parë në opinion pas trazirave në Kuvend më 27 prill.

“Ne na vranë më 27 prill dhe ne u ringjallëm përsëri më 27 prill. Ne do të vazhdojmë që nevojat e shqiptarëve këtu në Maqedoni t’i artikulojmë politikisht akoma më fuqishëm” – deklaroi Sela.

Në pyetjen e gazetarëve për ecurinë e bisedimeve me LSDM-në për formimin e Qeverisë së re, Sela tha se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se për ta është e rëndësishme të ketë “qeverisje të re”.