Maqedoni U takuan liderët e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”

U takuan liderët e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”

Sot në “Porta Maqedoni”, kryeministri Nikola Gruevski mblodhi në tavolinë liderët e partive më të vogla të Koalicionit për Maqedoni më të mirë. Tema e bisedimeve ka qenë investimet, ekonomia, kontesti me emrin, por edhe ngjarjet aktuale me opozitën.

Pas takimit Gruevski dha deklaratë për mediumet në të cilën tha se opozita nuk ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe se të huajttë nuk pranojnë asnjë nga hapat e ndërmarra të tyre duke përfshirë edhe bojkotimin.

LSDM-ja nuk ka përkrahje as për bojkotimin e as për çfarëdo që të jetë, që paraqet politikë destruktive. Dhe derisa nuk bëjmë politikë me të cilën duam të kontribuojmë për shtetin, të hapen vendet e punës, të sillen investitorë ata janë të groposur me istikamet e politikës destruktive të bojkotimit, politikës të disa skenarëve të zymtë, manipulimeve dhe shpifjeve. Kjo nuk është mirë për shtetin. Duhet të kemi një opozitë të shëndetshme, e cila do të ofrojë vendime alternative me bazë reale të menduar mirë, për të cilën në shtet do të mundet të diskutohet shëndetshëm- tha Nikola Gruevski.