Bota Përgatitet plani i ri paqësor për Ukrainën

Përgatitet plani i ri paqësor për Ukrainën

Diplomatët francez dhe gjerman në mënyrë aktive janë duke përgatitur samitin në Minsk me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, me shpresë se do t’i vihet fundi i konfliktit të përgjakur në Ukrainën Lindore.

Diplomatë nga Franca, Gjermania, Ukraina dhe Rusia sot në Berlin janë duke punuar për planin paqësorë që është mundësia e fundit për Ukrainë, para Samitit të së mërkurës në Minsk.

Përgatitje për planin paqësorë mbrëmë u bënë në bisedën telefonike mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Ukrainës dhe Rusisë, Fransoa Oland, Petro Poroshenko dhe Vladimir Putin.

Megjithatë, lideri rus theksoi se disa pika të planit paqësorë duhet të shqyrtohen të mërkurën.

-Samiti do të mbahet nëse arrijmë të merremi v esh për disa pikave të planit, për të cilat në mënyrë intensive bisedojnë ditëve të fundit- i bëri me dije Putin kolegut të tij bjellorus, Aleksandar Lukashenko.

Ofertat kyçe të Berlinit dhe Parisit në kornizat e planit paqësorë janë armëpushimi, ndarja e palëve në konflikt në lindje të Ukrainës me klasifikimin e “helmetave të kaltra” në KB dhe bisedime për federalizmin e vendit, ngjashëm me Dejtonin.