Galeria Sot u mbajt Marshi i tolerancës – “Urrejtja është dobësi”

Sot u mbajt Marshi i tolerancës – “Urrejtja është dobësi”

Sot me fillim në orën 12 nga Muzeu i Shkupi filloi Marshi i Tolerancës – “Urrejtja është dobësi”, nën organizimin e Komitetit të Helsinkit në Shkup.

Marshi iu dedikua luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe tolerancës së diversiteteve.

Organizatorët theksuan se gjendja politike në të cilën gjendet shoqëria në vend, në veçanti dekadën e fundit, ka shkaktuar trende negative dhe të dhunshme që janë në drejtim të kundër të mbrojtjes, garancisë dhe realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Këto dukuri negative, siç u përmend në marsh, kanë të bëjnë edhe me keqësimin e pozicioneve shoqërore, socio- kulturore, ekonomike dhe politike të grupeve të caktuara dhe individëve në shoqërinë maqedonase, që janë të rrezikuar dhe në margjinat e funksionalitetit shoqëror.

Marshi u mbështet nga organizatorët- anëtarë të Platformës kundër gjuhës së urrejtjes, komunitetit LGBT, Fondacioni “Metamorfozis”, “Paktis”, Instituti maqedonas për media, “Civil”, Forumi maqedonas i arsimit dhe “Multikultura”.

Pas mbarimit të marshit u promovua video- fushatë kundër gjuhës së urrejtjes.