Maqedoni LSDM nesër kthehet në Kuvend

LSDM nesër kthehet në Kuvend

Koalicioni opozitar në krye me LSDM-së prej nesër do të kthehet në Kuvend, në pajtim me një pjesë të Marrëveshjes së Przhinos, që u firmos nga katër partitë më të mëdha në vend më 2 qershor për tejkalimin e krizës politike.

Në ndërkohë, po zhvillohen bisedimet e grupeve të punës ndërsa më 15 shtator duhet të emërohet prokurori publik special, i cili do t’i hetoj rastet me përgjimin.

Opozita në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar fitoi 34 vende deputetësh, por tre deputetet e tyre Solza Grçeva dhe Lubica Buralieva nga LSDM dhe Roza Topuzovska nga PLD, nuk e respektojnë vendimin e partisë për bojkot dhe qëndruan në Kuvend.

Në ndërkohë, ato u përjashtuan nga partitë e tyre.