Maqedoni LSDM: Është skandaloze që VMRO- DPMNE-ja vlerëson bazën e padive penale

LSDM: Është skandaloze që VMRO- DPMNE-ja vlerëson bazën e padive penale

Për LSDM-në është skandaloze fakti që Qendra e Komunikime të VMRO DPMNE-së vlerëson nëse paditë e ngritura penale janë të bazuara apo jo, reagojnë nga partia më e madhe opozitare, e cila sot ngriti tre padi penale kundër Nikolla Gruevskit, drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski si dhe kundër Martin Protugjer dhe kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

“LSDM-ja paditë i dorëzoi tek Prokuroria publike e jo në VMRO DPMNE. Si e din VMRO DPMNE përmbajtjen e padive menjëherë pas ngritjes së tyre? VMRO DPMNE me Prokurorinë publike funksionojnë si një organ. Publikimi i të së vërtetës për Maqedonisë tregon se sundimi kriminal i Nikolla Gruevskit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij drejtpërdrejtë lidhet në relacion pushtet- gjyqësorë”- thuhet në njoftimin e LSDM-së .

Më herët VMRO DPMNE doli me reagim se LSDM-ja ka ngritur padi krejtësisht të pabaza, pa kurrfarë argumentimi juridik.