Maqedoni LSDM: Nëse Janeva nuk e merr rastin “Puçi” deri 2 dhjetor, Zaev...

LSDM: Nëse Janeva nuk e merr rastin “Puçi” deri 2 dhjetor, Zaev nuk do të paraqitet në gjykatë

Nëse Prokuroria speciale nuk e merr rastin “Puçi” deri në seancën e radhës të caktuar për 2 dhjetor, atëherë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk do të paraqitet në gjykatë, e nëse kjo nuk ndodh deri atëherë, ai sërish nuk do të paraqitet në seancën e caktuar, thonë nga LSDM.

“Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ngel në qëndrimin e njëjtë që e njoftoi para opinionit dhe para gjykatës në lidhje me rastin e kurdisur “Puçi”. Nëse prokuroria speciale publike e merr lëndën për rastin e kurdisur “Puçi” deri në seancën e caktuar të radhës gjegjësisht më 2 dhjetor, atëherë kryetari Zoran Zaev do të paraqitet në të njëjtën. Nëse deri atëherë Prokuroria speciale publike nuk e merr rastin “Puçi”, kryetari Zaev nuk do të paraqitet në seancën e caktuar” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në seancën e sotme, e cila sërish u anuluar për shkak të mungesës së Zaevit, gjykatësja Lubinka Basheska reagoi duke thënë se nëse nuk paraqitet kryetari i opozitës në seancat e ardhshme, atëherë do ta sjellë atë me shoqërim policor.