Nen Sekcioni Ristoska: Do të vazhdojmë me punën në DSK, ministri premtoi siguri për...

Ristoska: Do të vazhdojmë me punën në DSK, ministri premtoi siguri për ekipin

Prokurorja speciale, Lençe Ristoska njoftoi se sonte në godinën e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK) nuk do të ketë asnjë prokuror apo hetues nga PSP.

Ajo përmendi se e kanë thirrur ministrin e brendshëm Oliver Spasoski dhe se prej tij kanë kërkuar punë të papenguar.

“Nga ministri kërkuam që të kujdeset për sigurinë e personave të punësuar në PSP. Ai premtoi se policia do të kujdeset për sigurinë e tyre. Shpresoj që e tërë kjo të ketë qenë vetëm keqkuptim dhe se do të jetë e kaluar ndërsa morëm premtim se sonte nga DSK nuk do të nxirret kurrfarë pajisje apo dokumentacion. Nesër vazhdojmë me zbatimin e urdhrit gjyqësor për marrjen e dokumentacionit të kërkuar nga DSK” tha Ristoska.

Prokurorja speciale Katica Janeva dhe ekipi i saj erdhën në DSK që të shohin çfarë ndodh me hetuesin i cili është dëbuar nga DSK dhe është penguar në kryerjen e punës së tij.