Maqedoni Referndum në Qendër më 26 prill për pamjen e QTQ-së

Referndum në Qendër më 26 prill për pamjen e QTQ-së

Më 26 prill, banorët e komunës Qendër do të kenë mundësi të votojnë në referendum për dukjen e Qendrës tregtare të qytetit ndërsa rezultatet e referendumit do të jetë obligativ dhe patjetër do të duhet të zbatohen- thotë kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Pyetja e referendumit do të jetë “Nëse jeni të bë mbahet pamja aktuale e fasadës në QTQ në Shkup” ndërsa qytetarët do të deklarohen me “PËR” dhe “KUNDËR”.

-Tani shkojmë me propozim deri tek Këshilli i komunës Qendër e nëse Këshilli merr vendim, atëherë do të shpallet referendumi i cili duhet të mbahet më 26 prill, prej orës 7 deri 19.  Që ai të jetë i suksesshëm, duhet të ketë 50% plus një nga votuesit e regjistruar në komunën Qendër. Seanca, sipas obligimeve ligjore, duhet të mbahet në fund të këtij muaji.  Referendumi do të kushtoj prej 1 deri 3 milion denarë dhe këto mjete janë të parapara në buxhetin e Komunës, i cili tanimë është votuar- theksoi Zhernovski.

Ai shtoi se referendumi paraqet formën më të pastër, më të drejtpërdrejt dhe më autentike të vendimit qytetar dhe mundësi e shkëlqyeshme për korrektim të të gjithë vendimeve që i miraton pushteti, nëse këto vendime janë kontroverse dhe të dëmshme për qytetarët.

Nga Asociacioni i arkitektëve thonë se janë të kënaqur që nisma “E dua QTQ-në” rezulton me mekanizëm juridik dhe demokratik, për të cilin shpresojnë të jetë i suksesshëm.

-Ne kemi vizion dhe duam ky objekt të ripërtërihet, por autenticiteti i saj të mbahet sepse është pjesë e frymës dhe kulturës së vendit. Propozimi jonë është që të ndërtohet projekt përkatës arkitektonik me profesionalizëm të lartë dhe nuk refuzojmë ripërtëritje apo rikonstruksion të objektit, që është përditshmëri e jona- thotë Danica Pavollvska nga Asociacioni i arkitektëve.