Maqedoni PSP kërkon ngrirjen e pronës për rastet “Talir” dhe “Treqind”

PSP kërkon ngrirjen e pronës për rastet “Talir” dhe “Treqind”

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar kërkesë për sigurimin e pronës për rastet “Treqind” dhe “Talir”. Kërkesën për rastin e tyre është përpunuar, pas çka janë marrë parasysh rrëfimet e gjykatës gjatë refuzimit të kërkesës fillestare për ngrirjen e pronës.

Lidhur me rastin “Treqind” lidhur me furnizimin e 300 automjeteve për MPB-në, pranë gjykatës është dorëzuar propozim për masën e përkohshme ndalesë për shpronësim të pronës së patundshme në pronësi të ndihmës ministrit të dyshuar të brendshëm.

Lidhur me rastin “Talir” është dorëzuar kërkesë e re pranë Gjykatës për ndalesë për shpronësim të një pjese së pronës së patundshme që del nga vepra e kryer penale, ku janë marrë parasysh rrëfimet e gjykatës të thëna në vendimet me të cilat u refuzuan kërkesat fillestare për sigurim prone, deklarojnë nga PSP.