Maqedoni PSP kërkon largimin e Pop-Stefanija, gjykata ka tre ditë për të vendosur

PSP kërkon largimin e Pop-Stefanija, gjykata ka tre ditë për të vendosur

Gjykatësja Aleksandar Pop-Stefanija e ka ndërprerë marrjen në pyetje të të dyshuarve në rastin “Fortesa”, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për largimin e saj nga lënda, njoftoi Gjykata Themelore Shkupi 1.

„Gjykatësja në procedurën paraprake para se të përfundojë marrja në pyetje, njërit prej personave të thirrur me rastin e propozimit të parashtruar nga Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale që janë të ndërlidhura dhe rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve (PSP) në opinion i njohur si “Fortesa”, ka marrë kërkesë për largimin e tij nga prokurori që vepron në lëndën e njëjtë. Me këtë gjykatësi e ka ndërprerë marrjen në pyetje të personave të ftuar”, qëndron në kumtesën e gjykatës.

Kërkesën për largim, bashkë me lëndën, Pop-Stefanija duhet t’ia dorëzojë kryetarit të gjykatës, i cili ka afat prej tre ditësh për të vendosur nëse do të tërheqë gjykatësen nga lënda ose, nga ana tjetër, do ta hedhë poshtë kërkesën.