Мета.Zgjedhje Gafa e parë: Cipras ka ikur nga orët e mitologjisë!

Gafa e parë: Cipras ka ikur nga orët e mitologjisë!

Lideri i ri i sapozgjedhur grek, Aleksis Cipras në fjalimin e tij të fitores ka bërë një gafë, duke përmendur ndodhinë e profetes Kasandra të mitologjisë greke, shkruan gazeta e sotme britanike “Gardian”.

– Miq, qeveria e re greke do t’u tregojë të gjitha “kasandrave” në botë se e kanë gabim, Nuk do të ketë ballafaqime të përbashkëta destruktive… Kemi një mundësi të përkryer për një fillim të ri – tha Cipras.

Problemi kryesor është se profetja Kasandra e ka përcaktuar gjithmonë saktë të ardhmen.

Lideri i SIRIZA-s, duke përmendur Kasandrën, shkruan Gardian” ka dashur të thotë se politikanët dhe bankarët kryesorë kanë bërë gabim të madh kur kanë parashikuar se fitorja e partisë së tij në zgjedhje do të thotë fund për Greqinë, euron dhe politikën ekonomike botërore siç e njohim  ne.

Sipas mitologjisë greke, perëndia Apolon, duke u përpjekur ta tërheqë bukuroshen kalandra i ka falur fuqi që ta parashikojë të ardhmen, por pasi ajo e ka refuzuar, ai e ka mallkuar që askush të mos u besojë parashikimet (kurse to të realizohen). Profetja e ka parashikuar dhe rënien e Trojës, por as mbreti i Trojës nuk i pabesuar parashikimet të cilat më vonë dolën të vërteta.