Galeria Protestë kundër ligjit për honorarët

Protestë kundër ligjit për honorarët

Afër 3.000 qytetarë me transparentët “Nuk jam mall ekonomik”, “Edhe tatimi yt, e ardhmja e atyre” sot dolën në rrugë të shprehin revoltën e tyre për ndryshimet ligjore konform ndryshimeve të ligjit , ku 35% e honorarëve do të duhet të  ndahen për të paguar sigurimin shëndetësor, pensional dhe tatim për fitim.

Protesta filloj para përmendores “Prometej “ në Parkun e Gruas, prej aty vazhdoj drejt Kuvendit, pastaj në drejtim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Organizatat joqeveritare, të cilat organizuan protestën thonë se ndryshimet e ligjit nuk janë të padëshiruara jo vetëm për honoraristët por edhe për të punësuarit, të cilët me  ndryshimet e reja, nga statusi i të punësuarve mund të dalin në statusin honoraristë. Ata gjithashtu vlerësojnë se ndryshimet janë diskriminuese, sepse nuk kanë të bëjnë me të gjithë, përkatësisht, prej tyre janë me funksione  publike.