Maqedoni Qarkullon video nga takimi i fshehtë ndërmjet Zaevit dhe Gruevskit

Qarkullon video nga takimi i fshehtë ndërmjet Zaevit dhe Gruevskit

Televizioni “Sitel” në edicionin informative të lajmeve sonte transmetoi  videoincizim nga takimet e fshehta ndërmjet liderit të LSDM-së Zoran Zaevit dhe kryeministrit Nikola Gruevskit.

Në incizim dëgjohet Gruevski se si e pyet Zaevin a është i sigurt se materialet që posedon i ka marrë nga shërbimet sekrete të huaja, ku bashkëbiseduesi i jep përgjigje afirmative.

Sipas televizionit Sitel incizimet janë publikuar edhe janë marr nga Jutjub.