Maqedoni Prokuroria Speciale paralajmëroi konferencë shtypi në orën 12, e para pas 3...

Prokuroria Speciale paralajmëroi konferencë shtypi në orën 12, e para pas 3 muaj e gjysmë pauzë

Prokuroria Speciale për sot më orën 12 paralajmëroi konferencë të re shtypi. Prej atje nuk njoftojnë se për çfarë bëhet fjalë dhe nëse do të publikohet ndonjë rast i ri.

Konferenca e fundit e PSP-së ishte më 18 nëntor kur u shpalos lënda “Target” ku u zbulua se gjithsej 5817 numra telefoni në mënyrë joligjore janë përgjuara nga Drejtoria e sigurisë dhe kundërzbulimit përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën 2008-2015.

Dy rastet e fundit të Speciales, “Tanku” dhe “Tarifa” nuk u prezantuan në konferencë për media, por se PSP për to njoftoi përmes njoftimit për mediat.

Në rastin “Tanku” bëhet fjalë për furnizimin e Mercedesit prej 600.000 euro për ish kryeministrin ndërsa lënda “Tarifa” për furnizimin e softuerit për nevojat e shoqatës aksionare “Elektranat e Maqedonisë” (ELEM) në vlerë prej 4.092.420 euro, që asnjëherë nuk janë vendosur në përdorim, në dëm të shtetit.