Maqedoni Prokuroia për “Meta”: E qartë që Sofeski ka vdekur nga infrakti

Prokuroia për “Meta”: E qartë që Sofeski ka vdekur nga infrakti

Prokurori publik  kompetentë për ekspertizën në vendngjarje ku vdiq ish agjenti ushtarak, Goran Sofeski, nuk ka urdhëruar që të bëhet obduksion i trupit, sepse ekipi mjekësor, pas kontrollit ka konstatuar se Sofeski  “ e qartë ” se ka vdekur nga infarkti dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi për shkaqet e vdekjes, thonë nga Prokuroria Publike për “Meta”.

“Ekipi mjekësor i pranishëm gjatë kryerjes së ekspertizës, nga kontrolli i bërë trupit të personit të vdekur se personi ka vdekur nga vdekja e natyrshme, infarkt. Ekipi mjekësore edhe prej më herët ka njohur të ndjerin pacient, se ka pasur probleme të zemrës, të cilit i janë venë dy stente. Nga prokurori publik nuk është dhënë urdhri për bërjen e obduksionit, i cili vlerësoi se nga ekspertiza e mjekëve dhe faktet e verifikuara të vdekjes, nuk ka dyshime për vdekjen e shkaktuar”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë në pyetjen tonë pse nuk është  urdhëruar që të bëhet obduksion i trupit të Sofeskit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftuan se trupi i Sofeskit është gjetur dje, në orën 8.35, lokacionin “Bela Voda” në afërsi të fshatit Rashtan, Kërçovë.

Në trupin e Sofeskit, siç informojnë nga Prokuroria, nuk janë gjetur shenja dhune.

“Pasi është gjetur trupi i pajetë i personit për të cilin pyesni, në lokacionin e quajtur “Bela Voda” në afërsi të fshatit Rashtan, Kërçovë, zyrtarë të MPB-së, ekipe mjekësore dhe prokurori publik në vendngjarje bënë ekspertizë.  Ku është konstatuar se trupi  i të ndjerit nuk ka shenja dhune ose lëndime” thonë nga Prokuroria.

Trupi i pajetë i Sofevskit është gjetur të dielën, pasi familjari i tij kishte njoftuar policinë e Kërçovës për zhdukjen e tij, i cili një ditë më parë është nisur për në  gjueti në fshatin Reshtani dhe nuk është kthyer më.