Korrespondentë Minator i lënduar në Dobrevo

Minator i lënduar në Dobrevo

Minatori 37 vjeçar mbrëmë ka përfunduar me lëndime trupore gjatë punimeve  në minierën “Indominerale dhe metale” në Dobrevo.  SPM- Shtip konfirmoi fatkeqësinë, të cilën e kanë denoncuar nga Shtëpia e Shëndetit të Probishtipit. Prej atje minatori me inicialet B.V. nga fshati Ratavicë, është shtruar në Qendrën Klinike të Shtipit. Në spiatlin e Shtipit i është ofruar ndihmë por me kërkesë të tij, minatori është lëshuar për kurim shtëpiak.

Sot pritet që inspektorati i minatorëve dhe Prokuroria të dalin në terren.

Për dy muajt e fundit kjo është fatkeqësia e katërt me radhë, edhe pse drejtoria e kompanisë indiane e cila menaxhon me minierën, përforcoi masat e sigurisë.

 

B.K.