Ekonomi Rritje e dollarit është e mirëseardhur për eksportin maqedonas

Rritje e dollarit është e mirëseardhur për eksportin maqedonas

Përforcimi i dollarit ndaj euros është ndryshim i cili është i mirëseardhur për kompanitë që çmimet i kanë në euro, vlerësojnë nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë.

“Përforcimi i dollarit ndaj euros është ndryshim i cili është i mirëseardhur për kompanitë që çmimet i kanë në euro sepse kjo është mundësi për rritjen e eksportit në vendet ku dollari është valutë nacionale dhe ka përfshirje të gjerë në këmbimin e jashtëm tregtar. Rezultati i këtillë i valutës për këto vende do të thotë prodhimtari e tyre më e lirë, deklaroi për “Metën” drejtori ekzekutiv i Lidhjes së odave ekonomike, Mitko Aleksov.

Sipas profesorit universitar në “American College” Marjan Petreski, dollari mund ta godet negativisht çdo kompani e cila ka pozicion- neto të borxhit në dollarë gjegjësisht nëse obligimet saj në dollarë janë më të mëdha se kërkesat e saj në dollarë.

“Në sistemin bankar, vetëm një pjesë e vogël e aktivës dhe pasivës denominohen në valuta që nuk janë euro. Në fund të vitit 2014, 6,8% dhe 7,4% nga aktiva dhe pasiva me komponentë valutore, në mënyrë përkatëse, janë denominuar në dollarë, që tregon çfarë janë lëvizjet e dollarit apo valutave tjera që nuk janë euro, ndikim më të madh ndaj sistemit bankar nuk do të ketë. Kur jemi tek kompanitë, nuk ekziston tregues i agreguar për pozitën e tyre devizore, mirëpo pjesa më e madhe e kompanive bëjnë tregti me vendet evropiane apo vendet përreth, kështu që pjesa më e madhe e transaksioneve të tyre janë denominuar në euro. Nëse ka eksponime në dollarë tek kompanitë, supozoj se janë vetëm raste të izoluara, thotë Petreski.