Bota Ish shefa të CIA-s: Teknikat tona shpëtuan mijëra Amerikanë

Ish shefa të CIA-s: Teknikat tona shpëtuan mijëra Amerikanë

Amerikanë

Disa ish drejtorë dhe zëvendës-drejtorë të CIA-s publikuan një artikull në të cilin e sulmuan Senatin, duke e akuzuar për sulm selektiv të raportit të teknikave kundërzbuluese gjatë kohës së Xhorxh Bushit, transmeton “Nova tv”.

Sipas ish liderëve të CIA-s, teknikat për hulumtim kanë dhënë rezultat, apo ndryshe thonë “kanë shpëtuar mijëra jetëra”.

Mediat amerikane e kritikuan CIA-n për maltretimin e panevojshëm të njerëzve, sepse në fund nuk ka sjellë në përmirësim të situatës së sigurisë në luftën kundër terrorizmit.

Storjen e kanë nënshkruar ish drejtorët e CIA-s Majkl Hejdn, Xhorxh Tanet dhe Porter Gjos, si dhe ish zëvendësit e tyre Xhon Meg Login, Albert Kaland dhe Stefan Kapes.

Hejdn i cili udhëhiqte me CIA-n gjatë kohës së mandatit të dytë të ish presidentit Xhorxh Bush, theksoi se pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 shërbimet kundërzbuluese janë përpjekur të parandalojnë sulmin e ri ndaj ShBA-së.