Maqedoni Poposki në Samit në Paris: Nevojitet BE të përforcoj ndihmën financiare për...

Poposki në Samit në Paris: Nevojitet BE të përforcoj ndihmën financiare për rajonin

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki mori pjesë në samitin e tretë për Ballkanin Perëndimor i cili u mbajt në Paris nën patronazhin e kryetarit të Republikës së Francës, Fransoa Olland.

Në sesionin e ministrave të Punëve të Jashtme të cilin e udhëhoqi MPJ e Francës, Zhan Mark Ero me pjesëmarrjen e komisarit për politikë të mirë fqinje të BE-së dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, kumtoi sot MPJ e Maqedonisë, janë diskutuar çështje nga sfera e migrimeve, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizimit, politikat për të rinjtë dhe reformat ekonomike si një prej parakushteve për inkuadrim në BE.

Poposki, qëndron në kumtesë, ka theksuar se patronazhi i Francës dhe Gjermanisë në samitet e nivelit të lartë kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vende anëtare më me ndikim të BE-së, janë garancia më e mirë për kthimin e kredibilitetit të zgjerimit dhe perspektivës që rajoni të bëhet pjesë e BE-së. Ky interes, nënvizohet, është sinjal i fuqishëm dhe nxitje për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen më të mirë për të rinjtë e rajonit.

“Është i rëndësishëm momenti pas vendimit për dalje nga BE-ja të Mbretërisë së Bashkuar. Franca dhe Gjermania sot konfirmojnë se premtimi për tërë Ballkanin në BE të plotësohet. Me siguri për shumicën janë mësuar leksionet nga e kaluara, kur Ballkani ishte burim i jostabilitetit. Mënyra më e mirë që kjo të shmanget përsëri është integrimi i tërë rajonit në BE”, ka theksuar Poposki, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Ai ka konstatuar se është e nevojshme që BE-ja ta përforcojë ndihmën financiare për rajonin përmes mjeteve më të konsiderueshme të grantit dhe kombinimin e tyre me mejte prej linjave kreditore do të kontribuojë për zhvillimin e lidhjes infrastrukturore midis vendeve dhe rritjes së investimeve.

Sipas Poposkit, thuhet në kumtesë, është e rëndësishme kërkesa e mekanizmave për tejkalimin e kontesteve bilaterale të mbetet lart në agjendën e procesit, si midis vendeve kandidate ashtu edhe midis vendeve kandidate dhe vendeve anëtare të BE-së.