Maqedoni Plomp: Presim zhvillime pozitive javën e ardhshme

Plomp: Presim zhvillime pozitive javën e ardhshme

I vetmi nga ambasadorët që dha deklaratë për mediat pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin ishte ambasadori i Holandës, Vauter Plomp. Ai shkurt tha se takimi ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se javën e ardhshme pret zhvillime pozitive.

“S’kam mesazh për momentin, por kishim takim të mirë, inkurajues dhe të shkëlqyeshëm dhe shpresojmë të ketë lëvizje pozitive javën e ardhshme”, ka thënë Plomp.