Maqedoni PLD: Zvërlevski vërtetoi se është bastioni i fundit i regjimit të Gruevskit

PLD: Zvërlevski vërtetoi se është bastioni i fundit i regjimit të Gruevskit

Kryetari i Prokurorisë Publike, Marko Zvërlevski edhe njëherë konfirmoi edhe njëherë vërtetoi se është bastioni i fundit i regjimit të Nikola Gruevskit, thonë nga Partia Liberal Demokrate, lidhur me njoftimin e djeshëm të Prokurorisë Publike se është hapur hetim kundër ish zyrtarëve të lartë të MPB-së dhe personave tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica, për parregullsi zgjedhore.

Nga kjo parti akuzojnë se me këtë hap, Zvërlevski vërteton pamjen reale të “gjyqësorit dhe prokurorisë të kontrolluar në Maqedoni nga pushteti në largim” dhe “me vetëdije ose jo” njëkohësisht konfirmon “nevojën e ekzistimit dhe vazhdimit të mandatit të PSP-së”.