Maqedoni Partitë arrijnë marrëveshje për listën zgjedhore, sonte KSHZ do të mbaj seancë?

Partitë arrijnë marrëveshje për listën zgjedhore, sonte KSHZ do të mbaj seancë?

Të gjitha partitë politike deri në KSHZ i kanë dorëzuar metodologjitë për pastrimin e listave zgjedhore, që do të thotë se opozita ka pranuar metodologjinë për pastrimin e propozuar nga KSHZ.

Pasi KSHZ zyrtarisht do të miratoj metodologjinë do të mund të filloj procedurën për pastrimin e listave zgjedhore.

Siç mëson “Meta” seancën për miratimin e metodologjisë KSHZ mund ta mbaj sonte.

Sipas kësaj metodologjie, lista zgjedhore do të rishikohet në disa faza. Procedura fillon me krahasim e gjendjes së tanishme të listave me të dhënat e zgjedhjeve të fundit. Në fazën tjetër do të bëhet krahasimi i kryqëzuar i bazave të të dhënave nga 10 institucione. Në fazën e tretë do të bëhet kontroll terreni në vendet ku të dhënat nuk do të përputhen.