Maqedoni Parlamenti do të votoj për ministrat e ri të BDI-së

Parlamenti do të votoj për ministrat e ri të BDI-së

Kuvendi i Maqedonisë sot në seancë plenare do të konstatoj dorëheqjet e ministrave dhe zv- ministrave të BDI-së do t’i zgjedh zëvendësit e tyre që mbrëmë i propozoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryesia e partisë së tij.

Emrat që lakohen si ministra dhe zv- ministra të mundshëm deri më tani janë të panjohur në skenën politike.

Festim Halili është propozuar për postin e zv- kryetarit të Qeverisë për çështje evropiane, Arbër Ademi për zv- kryetar i Qeverisë për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, Valdet Xhaferi për ministër i drejtësisë, Pishtar Lutfiu për arsim dhe shlencë, Driton Kuçi për ekonomi, Bashkim Ahmeti për ambient jetësorë dhe planifikim hapësinor, Shyrete Elezi për ministre e vetëqeverisjes lokale si dhe Arlind Zeqiri për ministër pa resor për investime të huaja.

Nga kabineti i kryeministrit teknik Emil Dimitriev mbrëmë njoftuan se ai i ka pranuar dorëheqjet e ministrave të BDI-së dhe në përputhje me procedurën ato janë deponuar në Kuvend.