Maqedoni Pajisjen e përgjimit e kanë përdorur edhe persona jashtë DSK-së dhe MPB-së

Pajisjen e përgjimit e kanë përdorur edhe persona jashtë DSK-së dhe MPB-së

Prokuroria speciale ka prova se pajisjen përveç persona që punojnë në MPB, e kanë përdorur “persona tjerë” jashtë Ministrisë, deklaroi prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska.

Ristovska theksoi se për cilët “persona tjerë” bëhet fjalë dhe sa është numri i tyre s’mund të njofton sepse kjo është në suazat e procedurës para- hetimore që e zhvillon PSP.

“Për momentin atë që e përmendëm është e tëra çfarë mund të themi e që mos të dëmtojmë hetimin. Ju bindim se kemi prova që tregojnë se persona tjerë kanë përdorur dhe keqpërdorur sistemet për ndjekjen e komunikimeve në dhe jashtë ministri” shtoi Ristovska.