Maqedoni Osmani: BDI sonte nuk do të merr vendim nëse do t’ia jep...

Osmani: BDI sonte nuk do të merr vendim nëse do t’ia jep nënshkrimet LSDM-së

Ky debat që po zhvillohet në kryesinë qendrore do të jetë maratonë, do të zgjat vonë dhe nuk do të merr kurrfarë vendimi për atë nëse do t’ia japim nënshkrimet LSDM-së për formimin e Qeverisë së re, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë takimit të kryesisë në selinë në Reçicë të Vogël.

Ai theksoi se grupi i punës do t’ia dorëzojë kryesisë materialin rreth propozimeve të kontraktuara me LSDM, por do t’i dorëzojë edhe konkluzionet dhe marrëveshjet e arritura nga takimi i djeshëm i liderëve të BDI dhe LSDM, Ahmeti dhe Zaev.

“Nuk përjashtohet mundësia, varësisht nga rrjedha e debatit që zhvillohet në kryesinë qendrore, sërish grupi i punës së BDI të filloj të bisedoj me grupin e punës nga LSDM lidhur me çështjet për të cilat nuk janë tejkaluar dallimet” shton Osmani duke thënë  se sonte nuk do të ketë vendim.

Kryesia qendrore e BDI do të fillojë të mbaj takim më orën 18:30.