Maqedoni Caktohet masa e arrestit për dy persona tjerë nga të dyshuarit në...

Caktohet masa e arrestit për dy persona tjerë nga të dyshuarit në “Puç”

Gjykata Penale e Shkupit, pas shqyrtimit para gjykatësit në rastin “Puç”, të dyshuarës së dytë, Sonja Verushevska, bashkëshortja e të akuzuarit të parë dhe të dyshuarit të tretë, Branko Palfirov, funksionarë në komunën e Strumicës, u caktoi masën e arrestit prej 30 ditëve. Të akuzuarit të katër në këtë rast, Zoran Zaev i është caktuar masa e kujdesit, marrjen e pasaportës ndërsa një herë në javë duhet të paraqitet në gjykatën e Strumicës.

Sipas MPB-së, me aksionin policor “Puç” është ndalur përpjekje për cenimin e rregullores kushtetuese dhe marrjes jo- demokratike të pushtetit. I dyshuari i parë, ish drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundër- zbulim, Zoran Verushevski tanimë është nën masën e arrestit.

Për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev është ngritur padi penale.