Bota Obama kërcënohet me sanksione shtesë ndaj Kinës

Obama kërcënohet me sanksione shtesë ndaj Kinës

Në konferencën e shtypit që dje e mbajti me presidentin kinez, Si Xhinping, presidenti amerikan Barak Obama dërgoi kërcënime të reja për aplikimin e sanksioneve kundër Kinës për shkak të sajber- vjedhjeve që ndodhën edhe krahas marrëveshjes së tyre të mëhershëm që të ndërpriten këto sulme të hakerëve.

“Do t’i aplikojmë të gjitha masat të cilat i posedojmë për t’i ndaluar sajber- kriminelët” tha Obama.

Obama shtoi se marrëveshja e arritur është avancim, por tha se çështja ende nuk ka mbaruar.

Uashingtoni dhe Pekini gjatë vizitës së Si arritën marrëveshje të reja për përforcimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes.

Obama deklaroi se me Si janë dakorduar për hapjen e linjave për lidhje me qëllim që të tejkalohen rreziqet e paraqitjes së mos- pajtimeve mes armatave të tyre.

“U dakorduam që të zgjerojmë këmbimin e dialogut politik mes forcave të armatosura në të gjithë nivelet, të mbajmë më shumë trajnime të përbashkët” tha Si.