Maqedoni Nuland do të tentoj t’i ngjall bisedimet

Nuland do të tentoj t’i ngjall bisedimet

Ndihmës sekretarja e shtetit Amerikan sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni në përpjekje për të gjetur zgjidhjen e krizës politike që e ka kapluar vendin. Viktoria Nuland sot do të vijë me një porosi të fuqishme për liderët e katër partive, ashtu siç kumtoi ambasada e SHBA-ve në Shkup: “SHBA dhe BE kanë punuar bashkërisht me liderët politik në Maqedoni që të realizohet marrëveshja e 2 qershorit, sipas të cilës, partitë do t’i lënë interesat e vendit në planin prioritar dhe do të përkushtohen në procesion euroatlantik dhe principet demokratike. Gjatë vizitës, ndihmës sekretarja e shtetit Amerikan, Viktoria Nuland, do të theksojë se marrëveshja mbet baza e vetme për revolucionin politik të krizës” ka kumtuar kështu ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Në mëngjes Nuland ka pasur takim me ministrin e punëve të jashtme Nikolla Popovski, më pas me Ali Ahmetin, derisa në ora 10 e 30 do të takohet me Zoran Zaev, në ora 11:30 do të takohet me Nikolla Gruevskin, për të përfunduar në ora 12:15 me Menduh Thaçin.

Një ditë më pas, pra të martën, në Shkup zbret edhe komisari për zgjerim Johanes Han, në përpjekjen për të zhbllokuar krizën politike në Maqedoni.