Maqedoni Një emigrant ka vdekur në Idomeni, vazhdon tensioni në kufi

Një emigrant ka vdekur në Idomeni, vazhdon tensioni në kufi

Një person ka mbetur i vrarë nga elektroshoku, dhe të paktën dy kanë mbetur të lënduar në një përleshje mes një grup refugjatësh në kufirin greko-maqedonas.

Kjo vdekje vjen pasi policia dhe refugjatët e bllokuar po përleshen për të dytën ditë me radhë.

Me vendimin e Maqedonisë për të mos pranuar refugjatë dhe emigrantë që nuk vijnë nga zonat e luftës, është tensionuar situata në mënyrë të vazhdueshme mes policisë dhe refugjatëve të ngecur në kufirin me Greqinë.

Viktima mashkull i cili besohet të jetë me origjinë marokene ka pësuar elektroshok kur ka tentuar të ngjitet në një vagon teni, i parkuar nën linjat e tensionit të lartë afër kufirit, ka thënë një zëdhënës i policisë greke. Ai ka prekur kabllot e tensionit të lartë.