fbpx

Më shumë se 20 policë të lënduar në përleshjet me emigrantët

-

Në trazirat e djeshme me emigrantët të cilët me dhunë tentuan të hyjnë në Maqedonia nga Greqia, janë lënduar 23 nëpunës të Maqedonisë prej të cilëve 14 policë dhe nëntë pjesëtarë të ARM-së si dhe janë dëmtuar tre automjete dhe pajisje të tjera.

Nuk ka nëpunës të lënduar nga forcat policore ndërkombëtare të cilët janë në kufi për sigurim të qarkullimit të migrantëve, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes kumtesës e cila hollësisht shpjegon për incidentin e djeshëm në kufirin jugor.

Sipas vlerësimeve fillestare, theksojnë nga MPB-ja, në trazirat kanë marrë pjesë më shumë se 3000 emigrantë. Gjatë gjithë ngjarjes, thuhet në kumtesë, nëpunës policorë grekë aspak nuk intervenuan në parandalimin e trazirave në linjën kufitare.

“Dje, pas informatave paraprakisht të marra se rreth orës 09:00 në Gurin kufitar 59 është e mundur që të ndodhin protesta dhe tentim për hyrje ilegale të dhunshme dhe të organizuar të migrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë, janë ndërmarrë masa për sigurim të përforcuar në kufirin shtetëror drejt Republikës së Greqisë. Masat e ndërmarra përfshinin edhe pjesëmarrjen e përforcuar të pjesëtarëve të MPB-së dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë si dhe të nëpunësve policorë të huaj nga Hungaria, Çekia, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Austria janë sistemuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, të cilat aktivitete janë mbështetur në kuadër të masave speciale të BE-së për mbështetje të Republikës së Maqedonisë për ballafaqim me krizën e emigrantëve në kufirin jugor në dritë të krizës evropiane të emigrantëve”, qëndron në kumtesë.

Në njoftim thuhet edhe se rreth orës 15 sigurimi i kufirit është ngritur në nivelin më të lartë të mundshëm pas informacionit të pranuar se emigrantët kanë përgatitur koktej molotovi.

Gurëzimi nga emigrantët ndaj forcave të sigurisë së Maqedonisë ka vazhduar deri orën 18.

Nga Organizata humanitare “Mjekë pa kufij” njoftuan se gjatë përleshjeve janë lënduar 260 emigrantë dhe se kanë dërguar ekipe shtesë për t’u ndihmuar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.