Maqedoni Nikolla Gruevski arriti në bisedë informative në Gjykatën penale për rastin “TNT”

Nikolla Gruevski arriti në bisedë informative në Gjykatën penale për rastin “TNT”

Ish kryeministri dhe lideri aktual i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka arritur për bisedë informative para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën penale.

Gruevski dyshohet për rastin “TNT” të PSPp-së, për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski. Kreu i VMRO DPMNE-së në gjykatë ka arritur me avokatët e tij dhe zëdhënësin qeveritar, Aleksandar Georgiev. Rreth gjykatës, siç njofton “NOVA TV” ka forca të shtuara policore dhe persona të MPB-së të veshur si civil.

Prokuroria speciale dje njoftoi se nga gjykata kërkon t’u shqiptohet masa e kujdesit për Gruevskin, ish ministrin e transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski dhe kryetarin aktual të komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski.