Maqedoni Nëse do ta merr PSP rastin “Sopoti” do të vendos Këshilli i...

Nëse do ta merr PSP rastin “Sopoti” do të vendos Këshilli i prokurorëve publik

A do t’ia dorëzoj Prokurorisë Speciale dhe Katica Janevës, Prokuroria Themelore për krim të organizuar lëndën për rastin “Sopoti” do të varet nga Këshilli i prokurorëve publik. Nga Prokuroria për “Meta” konfirmuan se e kanë marrë kërkesën e PSP-së por janë drejtuar deri te Këshilli i prokurorëve publik dhe kanë kërkuar nga ai që të prononcohet nëse lënda duhet t’i jepet PSP-së.

Nga Prokuroria Themelore për krim të organizuar thonë se për këtë e kanë njoftuar edhe PSP-në.

Specialja sot njoftoi se më 4 nëntor nga Prokuroria Themelore kanë kërkuar lëndën për rastin “Sopoti” që të vendosin në kjo lëndë bën pjesë në kompetencën e tyre, duke pasur parasysh “bisedën e publikuar nga komunikimet e përgjuara lidhur me rastin”.