Maqedoni Në shtet ka shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, konsiderojnë...

Në shtet ka shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, konsiderojnë juristët e rinj

Në shtet ka shkelje elementare të të drejtave të njeriut. Diskriminimi është evident ndaj popullatës rome, komunitetit LGBT, kundërshtarët politik dhe grave. Personat e burgosur ballafaqohen me kushte çnjerëzore për jetë nëpër burgje, thuhet në njoftimin e Shoqatës maqedonase për juristë të rinj në saje të Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, 10 dhjetori.

Në të thuhet se pjesa më e madhe e institucioneve, që sipas Kushtetutës janë të obliguar t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, me përjashtim të avokatit të popullit, kanë ngecur dhe në mënyrë shtesë e kanë përkeqësuar gjendjen me të drejtat e njeriut.

“Problemet lidhur me pavarësinë dhe anshmërinë e gjyqësorit kanë ndikuar negativisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga gjykatat e rregullta. Nga ana tjetër, gjykata kushtetuese e Maqedonisë, që gjithashtu ka obligim t’i mbroj të drejtat e njeriut, bën qasje formale dhe restriktive në veprimin e saj, ku në 25 vitet e pavarësisë vetëm në një rast ka detektuar shkeljen e të drejtave të njeriut” thuhet më tej në njoftim.