Euro- ambasadori Samuel Zhbogar sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski në të cilin është biseduar për situatën në gjyqësorin e vendit.
Detaje nga takimi nuk ka, por Zhbogar në rrjetin social Twitter shkurtë deklaroi se: “Me kryetarin e Supremes biseduam se çfarë duhet të bëhet që të ndalohet ngecja në gjyqësor. Drejtësia duhet të jetë njësoj për të gjithë”.
With President of Supreme Court, we discussed much needs to be done to tackle backsliding in judiciary. Rules should apply equally to all.
— EU Ambassador (@AmbassadorEU) April 25, 2017
Nga Supremja sot nuk kishte informacion zyrtar për takimin e as nuk kishte kumtesë në faqen zyrtare gjegjësisht në portalin e kësaj gjykate, ku kohëve të fundit shpallen të gjitha risitë dhe njoftimet e gjykatave në vend.