Maqedoni Në nëntor zgjedhje ndërsa në gusht kontroll nëse janë plotësuar kushtet dhe...

Në nëntor zgjedhje ndërsa në gusht kontroll nëse janë plotësuar kushtet dhe marrëveshja e arritur

Zgjedhje në nëntor, por me kontroll të mëparshëm në gusht nëse janë plotësuar kushtet dhe vërejtje e bisedimeve- është zgjidhja e mundshme, mëson “Meta” nga ekipet negociuese të partive politike. Pas bidesimeve disa- orëshe mes Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Artan Grubi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH, ekziston optimizëm i vogël tek pjesëmarrësit në bisedime.

Sipas burimeve tona, është arritur progres i vogël rreth listës së zgjedhësve dhe reformat në media.

Sipas burimeve tona, sërish në lojë është opcioni që ata 40.000 qytetarëve që nuk u gjetën në adresat gjatë kontrollit në terren, vet të paraqiten në KSHZ. Nëse këtë nuk e bëjnë në afat të caktuar, atëherë do të fshihen nga lista e zgjedhësve.

Në bisedat për reformat në media, gjithashtu ka lëvizje të vogël, me debat rreth propozimeve të reja.

Siç mësohet, në tavolinë është propozimi për formimin e repartit special gjyqësor dhe repart special në MPB për nevojat e PSP-së.

Zëvendës- sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Viktoria Nuland njoftoi se po largohet e inkurajuar se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje për çështjet kontestuese.

“Jam takuar me katër liderët e partive dhe po largohem e inkurajuar se në ditët në vijim do të arrihet marrëveshje për çështjet kontestuese. Për këtë duhet të ketë vullnet politik nga të gjitha palët. E ndjeva se vullnet ka” tha Nuland.

Synimi i dytë, që ajo e përmendi do të ishte që të jepet përkrahje për përforcimin e drejtësisë dhe sundimit të së drejtës në Maqedoni.

“Sot kam biseduar me disa aktivistë të caktuar civil dhe gazetarë dhe i kam inkurajuar që të vazhdojnë me punën e filluar. Sot në mëngjes kisha rastin të takohem me zonjën Janeva dhe ekipin e saj. Puna e saj është vitale për sundim të drejtë, përgjegjësi dhe sistem të pastër juridik në këtë vend, gjë që është esenciale nëse Maqedonia dëshiron t’i arrijë aspiratat euro- atlantike” tha Nuland, duke shtuar se SHBA tanimë gjatë kohë i përkrahim përpjekjet e Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Lidhur me atë nëse ka marrë garanci nga liderët politik për zbatimin e Marrëveshjes, Nuland tha se ka marrë sigurimin e partive politike se duan të arrijnë marrëveshje në ditët në vijim.

Sa i përket mundësisë për hapjen e gjykatës speciale që do t’i procedojë akuzat e PSP-së, Nuland tha se e përkrahin punën e Speciales dhe se në lojë janë disa opsione.

“Kur jemi te strukturat tjera për mbështetje, ka shumë ide, por vlerësoj se ajo që është e rëndësishme është që sistemi të jetë i pastër, përgjegjës dhe efikas. Ky është procesi. Është e qartë se të gjithë ne do të donim që gjërat të zhvillohen më shpejtë, por siç thashë madje edhe para se të udhëtoj, veç më punohej me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së që të sillet Maqedonia në rrugën e zgjedhjeve, dhe zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës” tha Nuland.

Në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA-të planifikojnë masa ndëshkuese, duke pasur parasysh se edhe vitin e kaluar është larguar e inkurajuar e Marrëveshje kishte dështuar, Nuland nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Shpresoj që situata do të qartësohet dhe nuk do të shkojmë në këtë drejtim” tha ajo.