Maqedoni Më 5 nëntor nga KE Maqedonia do të marrë rekomandim të kushtëzuar?

Më 5 nëntor nga KE Maqedonia do të marrë rekomandim të kushtëzuar?

Më 5 nëntor Komisioni Evropian (KE) do t’i shpall raportet për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Maqedonisë,  kurse Maqedonia sipas burimeve në të cilat thirret portali “Novatv”,  do të marrë rekomandim të kushtëzuar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Siç shkruan Nova Tv, kushti do të jetë realizimi i Marrëveshjes së Përzhinos, mirëpo është e mundur që KE-ja të bëjë edhe raport të ri kushtuar Marrëveshjes, në gjysmën e parë të vitit  2016.

Ndërkaq, nëse Maqedonia merr rekomandim të kushtëzuar, ky do të ishte presedan i pari i këtij lloji në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.