fbpx

Janeva dhe PSP u tërhoqën nga kamerat ndërsa nuk i komentuan deklaratat e KE-së, Hanit dhe Kukanit

-

Prokuroria Speciale nuk komentoi deklaratat e euro- komisarit Johanes Han dhe konkluzionet nga raporti i fundit i KE-së për progresin e Maqedonisë, në pjesën e PSP-së, si dhe deklaratat e euro- deputetit Eduard Kukan.

Nga PSP të mërkurën kërkuam, por nuk morëm koment lidhur me raportin ndërsa dje u lajmëruam në shërbimin për marrëdhënie me opinionin, por nga atje na thanë se “në praktikë PSp nuk komenton deklarata politike”.

Të mërkurën në Bruksel, në pyetjen e “Meta” në Kuvendi duhet ta vazhdon mandatin e PSP dhe të ketë repart special në gjykatë, Han u përgjigj se më e rëndësishme është që të ketë zgjedhje kredibile, e më pas qeveri e re, e cila duhet të kujdeset për këto çështje.

Paraprakisht euro- deputeti Eduard Kukan deklaroi se Prokuroria Speciale duhet të jetë e pavarur në kryerjen e punës.

“PSP duhet të jetë e pavarur në kryerjen e punës. Kishte kritika të caktuara për punën e tij, për çka dërguam mesazh që të punoj sipas Marrëveshjes së Përzhinës gjegjësisht pjesën për PSP. Ajo që është arritur si marrëveshje në Përzhinë duhet të zbatohet. PSP mori mandat të caktuar dhe tani për tani nuk shoh arsye për vazhdim” tha Kukan duke u përgjigjur në pyetjen e “Meta”, se si e komenton bllokimin e punës së PSP-së.

Më 25 tetor diplomatët evropian në vend në konferencë me gazetarët, mes tjerash theksuan se janë të shqetësuar që PSP është gjetur në fokus të fushatës parazgjedhore të partive në pushtet dhe opozitës, secila për synimet e veta dhe shtuan se konsiderojnë se është më mirë që në këtë periudhë PSP të jetë më pak e dukshme në opinion.

Herën e fundit PSP doli në opinion më 20 tetor, kur prokuroret Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska prezantuan lëndët “Toplik” dhe “Tenderë”.

Një ditë më herët, prokurorja speciale Katica Janeva me ekipin e saj dhe me dy urdhra gjyqësor hyri në DSK për marrjen e dokumenteve dhe informacioneve për ndjekjen e përgjimeve. Pas disa orëve, Janeva në prononcim para mediumeve, që pritnin para objektit të MPB-së, akuzoi krerët e DSK se pengojnë punën e tyre dhe se refuzojnë t’i japin informacionet. Tensionet në linjë PSP- DSK kulmin e arrtën më 21 tetor kur nga DSK u dëbua një hetues i PSP i cili bënte kujdestari ndërsa në ndërkohë në stacion policor u arrestua kolegu i tij, pasi siç njoftuan nga MPB, ka fotografuar objekt në Vodno, në pronësi të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

Janeva për herë të fundit në gjykatë u paraqit për rastin “Puçi” kur kishte përplasje me gjykatësen Lubinka Basheska për shkak të anulimit të procesit gjyqësor në kohë të papërcaktuar.

Publikimi i fundit në faqen e internetit është më 28 tetor kur PSP njoftoi se me ndihmën e ekspertit të jashtëm nga kompania suedeze “Erikson” nga DSK janë nxjerrë të gjitha të dhënat që Janeva i ka kërkuar me urdhër gjyqësor.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.