Maqedoni Më 2 nëntor do të derdhen mjetet në llogarinë e Janevës

Më 2 nëntor do të derdhen mjetet në llogarinë e Janevës

Këtë javë do të hapet llogaria për Prokurorinë speciale publike me nënshkrim të autorizuar nga prokurori special publik, paralajmëroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i financave, Zoran Stavrevski.

“Vendimi duhet të kaloj në seancë qeveritare dhe më 2 nëntor të miratohet në Parlament, ku mjetet e miratuara nga buxheti do të derdhen në llogari dhe do të mund të përdoren” the Stavrevski.