Kronikë MPB: Shpërthimet në Tetovë dhe Kumanovë ishin jashtë stacioneve policore

MPB: Shpërthimet në Tetovë dhe Kumanovë ishin jashtë stacioneve policore

Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e sotëm, në faqen e saj të internetit, zyrtarisht njoftoi për shpërthimet që mbrëmë u dëgjuan në afërsi të stacioneve policore në Tetovë dhe Kumanovë.

“Më 9 dhjetorë të vitit 2014-të, në periudhën prej 20 deri 20 e 30 minuta, në SPB Tetovë dhe në SPB Kumanovë është denoncuar se janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, pas çka është kryer analizë në prezencë në prokurorit publik. Nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë të cilat janë dërguar për ekspertizë. Nga analiza e kryer është konstatuar se shpërthimet kanë qenë jashtë stacioneve policore, pas çka nuk është shkaktuar dëm material. Punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.