Sekcioni Kryesor MPJ-ja greke në Twitter: Ahmeti nga BDI është takuar me Kozias

MPJ-ja greke në Twitter: Ahmeti nga BDI është takuar me Kozias

Sot në Athinë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti d të takohet me ministrin e jashtëm grek Nikos Kozias. Takimi Kozias- Ahmeti është caktuar për orën 12 sipas kohës lokale në MPJ-në greke, që takimi e paralajmëron përmes njoftimit vetëm 1 orë para fillimit të tij.

MPJ-ja greke në profilin e tij zyrtar në Twitter shpërndau fotografi me tekstin: “Ministri i jashtëm grek KOzias në takim me delegacionin e partisë shqiptare në FYROM, BDO kreun Ahmeti dhe z. Xhaferin dhe Besimin”.

Në takim nuk  morri pjesë ambasadori i Maqedonisë në Athinë e as ndonjë përfaqësues tjetër i ambasadës.

Arsyeja e mungesës së diplomatëve zyrtar maqedonas në Athinë për takimin është fakti se për vizitën e Ahmetit, as BDI e as nga zyrat e zv/kryeministrit Besimi dhe Xhaferi fare nuk janë drejtuar dhe nuk e kanë njoftuat MPJ-në maqedonase e as zyrën për lidhje të Maqedonisë në Athinë.

Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti dhe Kozias do të këmbejnë mendime dhe ide për fqinjësi të mirë, pyetjet e hapura mes dy vendeve si dhe euro- integrimet. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, do të shoqëtohet nga zv/kryeministri i Marrëveshjes kornizë Musa Xhaferi dhe zv/kryeministri i çështjeve evropiane Fatmi Besimi.
MPJ dje për “Meta” tha se nuk mbështet udhëtimin e funksionarëve të BDI-së në Athinë.

Në njoftimin e BDI thuhet se ky nuk është takimi i parë i kreut të tyre në Athinë e as takimi i parë i AHmeti me ministrin e jashtëm grek.

„Një njoftimin e BDI-së thuhet se Ahmeti dhe Kozias do të këmbejnë mendime për raport e mira ndër- fqinjësore, për çështjet e hapura mes dy vendeve dhe integrimeve euro- atlantike të Maqedonisë” thuhet në njoftimin e BDI-së.

Burime greke për “Meta” thonë se vizita e Ahmetit është me nismën e tij në suazat e përpjekjeve që të mbahen gjallë kontaktet me opinionin ndërkombëtarë.